Në edicionit e sivjetmë "X-Factor", siç duket ka lindur edhe një yll i muzikës botërore. Mediumet e shumta e kanë krahasuar 13-vjeçaren, Rion Paige me Taylor Swift. Mirëpo jeta e Rion nuk është sikurse e të gjithëve. Ajo nuk sheh fare me syrin e djathtë, ndërsa përveç kësaj ajo vuan nga sëmundja 'artrogripoza', që do të thotë se duart e saja nuk janë të zhvilluara siç duhet. Mirëpo edhe për kundër kësaj gjendje, ajo ka arritur që të realizojë ëndrrën e saj, njofton "Huffington Post".
