Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me prezantuesen e njohur, Arbana Osmani.
Fotografia është realizuar në selinë e Partisë Socialiste, në zyrën e kreut të saj, ndërsa prezantuesja e ka përqafuar ngrohtë Ramën.
“Me Arbana Osmanin, miken time që qysh e vogël dukej se do bëhej e madhe”, ka shkruar kreu socialist krahas fotografisë.