domenica 15 settembre 2013

Momente qesharake me Rita Oren - Video -

Rita Ora tregon tatuazhin dhe diqka më shum..Si dy mikesha të ngushta, Rita Ora dhe modelja Cara Delevingne shpenzojnë vazhdimisht kohë bashkë.

E për këtë arsye, nuk ishte një befasi që të dy vajzat i shërbyen njëra-tjetrës si mbështetje morale kur realizuan më parë gjatë javës nga një tatuazh.


Të pranishme në javën e modës në Nju Jork, vajzat vizituan një prej salloneve më të famshme të tatuazheve në botë, ku secila vendosi të realizonte një tatu. E ndërsa Cara, e cila kishte edhe më parë katër tatuazhe në trupin e saj vendosi të shkruante një emër të thjeshtë në dorë, Rita zgjidhi diçka më ekstravagante, duke zgjedhur vajzën ikonë të pikturave të Alberto Vargas për ta vendosur në brinjët e saj.