mercoledì 18 settembre 2013
Njihuni me kushëririn e largët të Kimit
Njihuni me kushëririn e largët të Kim KardashianTurku me origjinë armene nga fshati Karakale, Muhammer Copur, është kushëri i largët i yllit televiziv, Kim Kardashian dhe këtë e thotë me plot krenari. Derisa bukuroshja jeton me të dashurin e saj, Kanye West, në vilën me vlerë 8.5 milionë euro në Los Angeles
Turku me origjinë armene nga fshati Karakale, Muhammer Copur, është kushëri i largët i yllit televiziv, Kim Kardashian dhe këtë e thotë me plot krenari.
Derisa bukuroshja jeton me të dashurin e saj, Kanye West, në vilën me vlerë 8.5 milionë euro në Los Angeles, në anën tjetër të botës, 29-vjeçari Muhammer jeton me nënën e tij dhe pesë familjarë në një shtëpi shumë të vogël.
Ai merret me bujqësi dhe punon si roje i një dyqani, ndërsa përfiton rreth 100 euro në muaj. Falë një kompjuteri që gjendet në fshatin e tij, ai ka gjetur dokumentet që konfirmojnë se Kardashian dhe ai kanë lidhje familjare.
“Kjo është e jashtëzakonshme. Shpresoj që Kim të më thërrasë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithçka dua është të ulemi dhe të pimë çaj”, ka deklaruar Muhammeri, të cilit ia kanë zili bashkëfshatarët për afërsinë familjare me yllin e famshëm.
Kim Kardashian ka lindur në Los Angeles të Kalifornisë dhe është vajza e Robert Kardashian, i cili ishte gjenerata e tretë e armenëve në SHBA. Stër-stër-stërgjyshërit e bukuroshes, Sam dhe Harom Kardaschoff, ishin armenë nga fshati Karakale që asokohe ishte nën sundimin rus, por tash gjendet në kufijtë e Turqisë.