mercoledì 18 settembre 2013

Nuk ia rregulluan automjetin, e shkatërroi në shenjë proteste (Video)

Pourmohseni Hadi e ka shkatërruar automjetin e tij BMW M6, sepse nuk ia kishin rregulluar shërbimet mekanike të kësaj kompanie. Ai ka thënë për Bild se e kishte dërguar disa herë që t’ia rregullonin veturën në vlerë prej 120.000 eurosh, mirëpo asnjëherë nuk ia rregulluan. Hadi që jeton në Itali madje u ka shkruar edhe BMW Italia edhe atyre në Munih, por nuk kishte marrë përgjigje. Ashtu që vendosi të reagonte në këtë mënyrë. Automjetin e kishte blerë në vitin 2008, ndërsa vazhdimisht ka pasur probleme, prandaj Hadi së bashku me një mik të tijin e shkatërruan atë para panairit të automjeteve në Frankfurt.