Conchita Wurst është ylli transvestit që do ta prezantojë Austrinë në edicionin e ardhshëm të Eurovisionit që zhvillohet në Danimarkë. Emri i vërtetë i këngëtarit/es është Tom Neuwirth, ndërsa është zgjedhur nga një konkurs i brendshëm për të përfaqësuar Austrinë në garën evropiane të këngës, pasi televizioni publik
ORF refuzoi të mbante festival të mirëfilltë për shkak të shpenzimeve. Wurst gjithmonë ka ëndërruar për një karrierë muzikore, ndërsa u bë i/e njohur në vitin 2006 me pjesëmarrjen në shoun për talentë “Starmania”, po ashtu tërhoqi vëmendje me performancën në garën “Die Grosse Chance”. Karakteristikë e Conchitas është mjekra në fytyrën femërore.