Një çift i pasur nga Teksasi gjatë një periudhe shtatëvjeçare kanë blerë 65 automjete të tipit Viper, të cilat i ruajnë në garazhet e tyre.
Pasioni për automjetet nuk është fenomen i rrallë në botë, mirëpo D’Ann dhe Wanye Rauh i kanë kaluar të gjitha kufijtë. Çifti ndjehet krenar për automjetet e tyre Dodge dhe SRT Viper që padyshim se mund të konsiderohen si koleksionuesit më të mëdhenj të Viperëve në botë.
E gjitha filloi në vitin 2006, kur e blenë Viperin e parë, ndërsa sot në garazhet e tyre kanë 65 sosh, ndërsa kanë blerë modele nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe SRT10 ACR-X (që është i ndaluar të vozitet nëpër rrugët e qytetit, prandaj atë e vozisin vetëm në pronën e tyre të madhe). Ata kanë edhe automjete të firmave tjera, ashtu që numri i përgjithshëm i tyre shkon mbi 100.Pasioni për automjetet nuk është fenomen i rrallë në botë, mirëpo D’Ann dhe Wanye Rauh i kanë kaluar të gjitha kufijtë. Çifti ndjehet krenar për automjetet e tyre Dodge dhe SRT Viper që padyshim se mund të konsiderohen si koleksionuesit më të mëdhenj të Viperëve në botë.
