"ÇILJETAT FALSE", JA SI PREZANTOHEJ KËNGËTARJA NË KËTO PROFILE
Katër muaj më parë, shqetësimi i këngëtares u ngrit mbi faktin se administruesit e faqeve po abuzonin me jetën e saj dhe të djalit, me komente nga më të ndryshmet dhe të paimagjinueshmet për nga përmbajtja, në shumicën e rasteve komente me pullë të kuqe. Administrimi i faqeve bëhej në dy mënyra; publikimi i fotove dhe lajmeve normale thjesht duke dhënë informacione për këngëtaren, si dhe postimi i fotove dhe statuseve fyese, duke shpërndarë foto të saj dhe të djalit të vogël me komente injoruese. Në kallëzimin e saj penal, këngëtarja ankohej se këto postime të pakontrolluara, përveç e dëmtonin si këngëtare, i shkaktonin stres dhe shqetësim në jetën e saj të përditshme. Pasi çështja i kaloi Sektorit për Krime Kompjuterike në Policinë e Tiranë dhe Prokurorisë, u identifikua autori dhe u mbyll çdo llogari në mënyrë të mejëhershme, kërkesa e vetme që Çiljeta kishte bërë për këtë çështje, e mjaftueshme për të që të mund ta konsideronte të mbyllur. Aktualisht këngëtarja administron profilin e saj personal, ku është mjaft aktive me publikimin e të rejave për veten, djalin dhe ndarjen e emocioneve me miqtë. Në profilin e saj ajo poston shumë foto me djalin, duke fiksuar çdo hap të rritjes së tij, një zgjedhje kjo e Çiljetës. Javën e kaluar ajo postoi një foto me muzikantin Ervin Gonxhi dhe djalin Fernando, foto që çoi në aludime mes fansash, se mos ndoshta ai ishte i shoqi.
